Hapësire reklamuese


Aktualitet

Pse ma ndërpret fjalën? Rama batuta me të riun dhe ironi me Berishën: Ja keni kënduar këngën me kohë, para se të bëhej buf

Shkruar nga Newsbomb
Pse ma ndërpret fjalën? Rama batuta me të riun dhe ironi me
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur batutat edhe nga Kolonja ku një qytetar i ndërpreu fjalën duke thirrur "Edi Rama".

Kreu i qeverisë iu drejtua të riut duke i kërkuar "llogari" për ndërprerjen pasi po thoshte diçka të rëndësishme për zonën.

Kreu i qeverisë tha "Edi Ramën këtu e keni si brenda BE dhe jashtë BE, këtu jam unë. Për t'ju mbajtur jashtë BE-së keni bufine e kënetës", u shpreh kryeministri.

Në vijim të batutave të tij, kreu i qeverisë iu drejtua qytetarëve duke thënë se Sali Berishës ja kanë kënduar këngën me kohë, përpara se ai të bëhej buf.

"Po për juve këtij është kot për t’ua zënë me gojë (Sali Berishën), sepse ju këtu ia keni kënduar këngën me kohë, që para se ai të bëhej buf.

Po thosha se për zhvillimin rural, për agro-turizmin janë 300 mln euro në vit dhe që i shërbejnë zonës dhe zhvillimit...”-u shpreh kryeministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese