Hapësire reklamuese


Politikë

Rama "thumbon" Berishën nga Maliqi: Buf, vota për kënetën është në interes të familjes tënde

Shkruar nga Newsbomb
Rama "thumbon" Berishën nga Maliqi: Buf, vota për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka "sulmuar" sërish Sali Berishën nga Maliqi duke i thënë qytetarëve se vota për opozitën është vetëm për interesin e familjes së kënetës, referuar kreut të PD.

Kryeministri Edi Rama e quajti përsëri Sali Berishën një buf për të cilin tha se askush nuk ka interes dhe se kryedemokrati ka vetëm hallin e tij.

Ndër të tjera Kryeministri Edi Rama u shpreh se qytetarët e kanë fare të thjeshtë zgjedhjen, pra midis Bashkimit Europian me Partinë Socialiste ose drejt kënetës me kryedemokratin Sali Berisha.

Kjo është një zgjedhje midis interesit të mbarë një populli, dhe hallit të një njeriu të vetëm. Zgjedhja është kundër së mirës së madhe të përbashkët të gjithë këtij kombi dhe interesit të një familje të vetme.

Zgjedhja është midis Shqipërisë 2030, në Bashkimin Europian, zonjë në Europë, dhe kënetës dhe bufit të saj për ta kthyer Shqipërinë atje ku ajo përfundon kur është në ato duar."-tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese