Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJET/ Ky është vendi ku u gjet trupin i pajetë i recepsionistit në Dhërmi

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET/ Ky është vendi ku u gjet trupin i pajetë i recepsionistit
Eraldo Nevruzi - vendi ku u gjet trupi i pajetë

Pamjet që shihni më sipër, është pikërisht vendi, ku u gjet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, i cili u vra nga pronari Gerald Shehu, ku punonte si recepsionist.

Trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzi është gjetur paraditen e kësaj të premte, pranë fshatit Vuno. Pas orësh të gjata kërkimesh efektivët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të së riut i cili u ekzekutua mesnatën e të mërkurës me dy plumba në kokë nga bashkëpronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm disa orë më pas, pasi në një prej dhomave të hotelit “GRECCIA” u gjetën njolla gjaku. 43-vjeçari Shehu pasi vrau recepsionistin në dhomën e hotelit, trupin ia mbuloi me qese mbeturinash dhe e largoi nga hoteli.

Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli,  rezulton pronar i hoteli “Greccia”. Ai u vu në prangat e policisë rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Korfuzit "Jani Kapodistria”, raporton neësbomb.al. Shehu po përgatitej të largohej drejt Barcelonës dhe më pas Anglisë.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se bashkëpronari i hotel “Greccia” pasi ka vrarë me armë zjarri Eraldo Nevruzin është ndihmuar për të fshehur trupin nga dy punonjës të hotelit të tij, Daniel Qose dhe David Larti.

Siç raportuam dhe më herët njëri prej tyre i kishte dhënë qese mbeturinash Shehut që të fuste trupin e Nevruzit. Më pas të dy e kanë ndihmuar pronarin që të fuste në makinë turpin e pajetë të recepsionistit 31-vjeçar. Në dëshminë e tyre para hetuesve dy të arrestuarit kanë thënë se pronari Gerald Shehu i ka detyruar që ta ndihmonin, por duke mos dhënë më shumë detaje se me çfarë.

Ndërkohë theksojmë se shkqet për të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja janë konfliktet e çastit si dhe prishja e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.

Shehu akuzohet për veprat penale  “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa dy punonjësit e hoteli, Daniel Qose dhe David Larti për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese