Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK, në “duart” e policisë vëllai dhe kushëriri i deputetit të PS

Shkruar nga Newsbomb
Megaoperacioni i SPAK, në “duart” e policisë vëllai
Elvis Ndreca - deputeti Eduart Ndreca

Të tjera detaje janë zbuluar nga megaoperacioni i nisur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kapjen e kontigjentëve të krimit, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Burime për media bëjnë me dije se mes të shoqëruarve në polici është edhe Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, të cilët janë vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduart Ndreca.

Po kjo nuk është hera e parë që familjarët e Ndrecës arrestohet apo procedohet nga policia. Vetëm pak javë më parë vëllai i tij, Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në fshatin Kashnjet.

Armando Ndreca dyshohej si i përfshirë në një grup kriminal, të cilët kishin kthyer një stan në këtë fshat në ambiente për të kultivuar lëndën narkotike.

Gjatë kontrolleve në ambientin e përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike, blutë arritën të gjejnë dhe sekuestrojnë 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese