Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Eduard Ndreca “lëshon” të vëllanë: Është i barabartë para ligjit!

Shkruar nga Newsbomb
Eduard Ndreca “lëshon” të vëllanë:
Ne foto: Eduard Ndreca

Vëllai i deputetit socialist, Eduard Ndrecës, Armando Ndreca, u shoqërua paraditen e kësaj të enjte nga Policia e Lezhës, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në fshatin Kashnjet.

Ndreca dyshohet se është i përfshirë në një grup kriminal të cilët kishin kthyer një stan në këtë fshat në ambiente për të kultivuar lëndën narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë deputeti socialist, Eduard Ndreca. I pyetur nga BIRN ai tha se nuk kishte ende një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e tij, megjithatë theksoi se i vëllai do të duhet të hetohet njësoj si çdo qytetar tjetër.

 “Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit”, tha ai në telefon.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë e Lezhës bënë me dije ditën e sotme se në fshatin Kashnjet, kishin përshtatur një stan për kultivimin e lëndëve narkotike, cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga dy shtetasit Elvis Shpellzai dhe Armel Nikdukaj, ndërkohë u bë i mundur edhe shoqërimi për në Komisariat i Armando Ndrecës, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Eduard Ndreca “lëshon” të vëllanë:
Armando Ndreca në Dubai


Gjatë kontrolleve në ambientin e përshtarur për kultivimin e lëndëve narkotike, blutë arritën të gjejnë dhe sekuestrojnë 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej në banesat e dy të arrestuarve, Shpellzait dhe Nikdukajt, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme", ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur më tej rolin e vëllait të deputetit socialist në këtë grup kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese