Hapësire reklamuese


Aktualitet

FOTO: Ky është recepsionisti nga Tirana që u vra në Dhërmi, asnjë gjurmë për trupin e tij prej 19 orësh

Shkruar nga Newsbomb
FOTO: Ky është recepsionisti nga Tirana që u vra në
Recepsionisti i vrare, Eraldo Nevruzi

Personi që shikoni në foto është Eraldo Nevruzi, 31 vjeçari që punonte si recepsionist në Hotel "GRECCIA" në Dhërmi dhe u vra nga pronari, shtetasi Gerald Shehu. Nga pamjet filmike, provohet autorësia e krimit, ndërsa prej 19 orësh trupi i të riut nga Tirana nuk është gjetur.

Ekipet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, reparti i FNSH dhe një njësi e RENEAS janë shtrirë në të gjithë zonën Dhërmi-Himarë dhe po kërkojnë për trupin e Eraldo Nevruzit.

Dy pistat ku po hetohet për këtë ngjarje të rëndë kriminale që ka tronditur opinionin publik janë: një sherr i nisur për motive banale që ka degjeneruar në konflikt fizik e deri përdorimin e armës së zjarrit nga Gerald Shehu; dhe konfliktet e mëparshme në Angli.

FOTO: Ky është recepsionisti nga Tirana që u vra në
Autori i vrasjes në Dhërmi, Gerald Shehu

Paraprakisht, raportohet se recepsionisti dhe pronari i Hotel "GRECCIA" në Dhërmi janë njohur në Britaninë e Madhe dhe pas ardhjes në Shqipëri, kanë rënë dakord të hapin biznes në jug të vendit. Mirëpo, provat janë të pakta dhe nga rrethanat e deritanishme, pista e dytë dhe njohja e mëparshme bien.

Newsbomb.al ka raportuar më herët se Gerald Shehu që akuzohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit se ka vrarë recepsionistin Eraldo Nevruzi, është pronar i "Hotel GRECCIA" në plazhin e Dhërmiut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.30 të kësaj të enjte dhe menjëherë 43 vjeçari është larguar drejt Korfuzit.

Ai është ndaluar nga Policia greke në Aeroportin e Kurfuzit, menjëherë sapo homologët shqiptarë kanë zbardhur ngjarjen dhe i janë drejtuar për ndihmë fqinjëve, me dy bileta të prera fillimisht për në Barcelonë dhe më pas në Britaninë e Madhe, vend dhe ku jeton.

FOTO: Ky është recepsionisti nga Tirana që u vra në
Recepsionisti i vrare, Eraldo Nevruzi

Rreth orës 18.00 me orën e Shqipërisë dhe 19.00 me atë të Greqisë, Policia helene ka njoftuar homologët shqiptarë se kishte lokalizuar dhe arrestuar në një nga aeroportet e vendit shtetasin me kombësi shqiptare dhe pasaportë britanike, Gerald Shehu.

Ndërkohë, në jug Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të recepsionistit Eraldo Nevruzi.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese