Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pranuar për herë të parë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës. E teksa këto ditë nëpër rrjet janë duke vluar bisedat e së shtunës pasdite ku vetë socialisti kishte shprehur ambicien për “shtëpinë” e kryeqytetasve, ka qenë Braçe ai i cili përmes një video me zë dhe figurë ka pranuar interesin që ka shfaqur për Bashkinë e Tiranës.
“E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund”, është shprehur Braçe, duke falenderuar më tej të gjithë ata qytetarë të cilët përgjatë këtyre ditëve i kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë rrugëtim të ri që një prej socialistëvë më të vjetër të kampit rozë do të ndërmarrë.
Ndër të tjera, deputeti, i cili përgjatë gjithë këtyre viteve ka mbajtur pozicione të rëndësishme në kampin rozë, përfshirë dhe postin e zv.kryeministrit, ka hedhur poshtë pretendimet se ky vendim i tij ka ardhur si pasojë e “interesave personale”, duke theksuar kështu se ka ardhur momenti për t’i thënë Tiranës një tjetër dimension.
“Poo e kam seriozisht e do t’i shkoj deri në fund, bashkë me ju! Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im persona, jam tërësisht i çliruar nga këto. Por, mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithësecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij, por më të mirën e tij”, shkruan Braçe ndër të tjera.
Postimi i Erion Braçes:
JOOO, NUK PO TALLEM!
E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND
BASHKE ME JU!
Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre;
Ju jam shume shume mirenjohes!
E dyta, dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje “FALEMINDERIT” pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram; besoj qe atyre ne Ëhatsapp u jam pergjigjur te gjitheve.
Nderkohe, mes mesazheve pyetja me e perseritur eshte:
E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJEREZIT?
Atehere dy gjera:
Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere me mua kjo.
POOO E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!
NUK ESHTE AMBICIE PERSONALE, NUK ESHTE INTERESI IM PERSONAL-jam teresisht i cliruar nga keto;
POR MENDOJ SE KEMI NJE MUNDESI SHUME TE MADHE PER TA ZHVILLUAR KETE QYTET NE NJE DIMENSION TE RI, PERFSHIRES E KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETEN E TIJ POR TE MIREN E TIJ!

