Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama dha emrin e Ogerta Manastirliut, Blendi Klosi flet pas sinjaleve të Braçes për Bashkinë e Tiranës: Erioni ka vlera, s’kemi vendosur akoma kandidatin

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama dha emrin e Ogerta Manastirliut, Blendi Klosi flet pas sinjaleve
Foto arkiv: Manastirliu dhe Rama-Erion Braçe-Blendi Klosi

Në një moment kur dinamika brenda Partia Socialiste po “zgjon” interes në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027, zhvillimet e fundit rreth kandidaturës për Bashkinë e Tiranës kanë kthyer sytë e qytetarëve nga ajo çfarë po ndodh në selinë rozë sa i përket emrit për drejtuesin e "shtëpisë" së kryeqytetasve.

Pas sinjaleve të dhëna nga Erion Braçe për një kandidim të mundshëm, reagimi nga drejtues të lartë të PS ka qenë i kujdesshëm, duke shmangur çdo konfirmim të drejtpërdrejtë apo përplasje publike. Në këtë linjë, edhe Blendi Klosi ka vendosur që të qëndrojë “neutral”, duke vlerësuar kontributin e gjatë politik të Braçes në PS, por theksoi se është ende herët për të folur për garën elektorale.

Sipas tij, Partia Socialiste ndodhet në një fazë përgatitore, ku prioritet mbetet organizimi dhe forcimi i strukturave, ndërsa çështja e kandidaturave do të trajtohet në kohën e duhur.

“Bën 30 vite deputet në PS, ka dhënë kontribut si pak të tjerë. Është vlerë. Jemi shumë larg ditës së garës elektorale. Kemi ndezur motorët, por nuk shkohet te borija. Të ndizet motori, duhet vajisur, duhet kontrolluar gomat, frenat, pastaj të shkohet te borija”, tha Klosi në emisionin “Top Story”.

Pjesë nga fjala e socialistit:

Bën 30 vite deputet në PS, ka dhënë kontribut. Është vlerë. Jemi shumë larg ditës së garës elektorale. Kemi ndezur motorët, por nuk shkohet te borija. Të ndizet motori, duhet vajisur, duhet kontrolluar gomat, frenat, pastaj të shkohet te borija.

Jo më parë nuk kemi atë diskutim. Mos prisni të bëni lajm nga unë. Jemi në një proces, në cilësinë e drejtueses politike të qarkut të Tiranës, pjesa e bashkisë së Tiranës, ka qenë kandidatja për garën tonë në Bashkinë e Tiranës, do të kishte fituar nëse procesi do të kishte ndodhur, do fitonte me diferencë.

Është kandidati më afër kandidimit. Nuk ka asnjë sekondë asnjë ndarje. Që ka shumë kandidatë që duan të kandidojnë në çdo bashki të Shqipërisë ka. Unë do bëj fushatë për çdo kandidat të PS, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha bashkitë ne do shkojmë të fitojmë. Nuk kemi ne luksin, apo vetëkënaqësinë që tha Grida për të shkuar në një nga 61 bashkitë për të mos fituar. PS sot është më e fortë se kurrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese