Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/ Dyshohet se u mor peng dhe u vra, policia zbardh ngjarjen në Dhërmi: Recepsionisti i hotelit është qëlluar me armë

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Dyshohet se u mor peng dhe u vra, policia zbardh ngjarjen në
Komisariati Himarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Dhërmi, ku dyshohet se recepsionisti 31-vjeçar nga Tirana është vrarë me armë zjarri. 

Policia raporton se Eraldo Nevruzi, 31-vjeç nga Tirana punonte prej disa kohësh si recepsionist në një hotel në Dhërmi, por ditën e sotme ai nuk ishte paraqitur në punë. Pasi nuk është arritur të kontaktohet me 31-vjeçarin, është njoftuar policia e cila ka shkuan në vendin e ngajrjes.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë” njofton policia e Vlorës.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë. Trupi i Eraldo Nevruzit ende nuk është gjetur. Për të zbardhur ngjarjen e plotë, rethanat si dhe shkakun e kësaj vrasje janë shoqëruar në komisariat 29 shtetas, ndërsa në vijim priten të tjera detaje mbi këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i plotë i policisë:

"Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.  

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.   

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.        

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.       

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t'u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.    

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. 

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese