Manxhar Binaj, një figurë e nderuar nga të majtët me titullin "Qytetar Nderi" dhe e anatemuar nga të djathtët si pjesë e nomenklaturës komuniste, ka ndërruar jetë në sot, në moshën 96 vjeçare.
Lajmin e konfirmon edhe deputeti socialist i Vlorës, Vullnet Sinaj, teksa e cilëson Manxhar Binaj si një personalitet që ka shërbyer kudo në mbrojtje të interesave të atdheut dhe vlerave shoqërore kombëtare.
"Manxhar Binaj ishte një personalitet i spikatur, veteran i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, administrator i zoti në çdo detyrë shtetërore ku shërbeu", shkruan deputeti.

Ai njihej gjithashtu edhe si Komisar i luftës dhe i punës dhe autor i disa veprave letrare. Për kontributin e tij, është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Tepelenës, zonë të cilën e ka përfaqësuar edhe si deputet.
"Dy herë deputet dhe i dekoruar gjashtë herë, Manxhar Binaj ka shërbyer si drejtues kryesor në Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër, ku mbahet mend për korrektësinë dhe përkushtimin në detyrë", vijon mesazhi i deputetit Vullnet Sinaj.
