Hapësire reklamuese

Aktualitet

“DRAMA”, Kombëtarja kuqezi ‘shokon’ botën, mediat e huaja: Shqipëri, a e keni seriozisht?!

Shkruar nga Newsbomb

“DRAMA”, Kombëtarja kuqezi ‘shokon’ botën,

Shqipëria arriti të merrte një barazim në frymën e fundit përballë Kroacisë duke e ndalur me rezultatin 2-2. Një dramë e vërtetë ato 20 minuta të fundit të ndeshjes me kroatët që përmbysën golin e Qazim Laçit e më pas Gjasula riktheu baraspeshën në minutën e 95’.

1 pikë që mban gjallë shpresën e Kombëtares për kalimin e grupit, edhe pse ishim kaq pranë fitores që mund të na dërgonte me një ‘këmbë’ në fazën tjetër.

Drama e kësaj ndeshje ka bërë bujë anembanë botës në mediet më prestigjoze që janë shokuar nga paraqitja e kuqezinjve. Prestigjozja amerikane ESPN shkruan në Instagra,: Shqipëri, a e keni seriozisht.

Në Itali është sajti Fanpage.it që e konsideron këtë barazim si një favor ndaj Kombëtares së tyre që është më pranë kualifikimit. Faqja e famshme e futbollit në rrjete sociale, 433 shkruan: Drama deri në minutën e fundit

Një tjetër medium amerikan, BR Football i kushton postimin Gjasulës duke shënuar: Rimëkëmbje për Klaus Gjasulën. Sky Sports shkruan: Shqipëria shpëton një pikë nga Kroacia në minutën e fundit të ndeshjes.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese