Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del FOTO: Ky është Gerald Shehu, pronari i hotelit që vrau me armë zjarri recepsionistin në Dhërmi

Shkruar nga Newsbomb
Del FOTO: Ky është Gerald Shehu, pronari i hotelit që vrau me
Autori i vrasjes në Dhërmi, Gerald Shehu

Ky është Gerald Shehu, 43 vjeçari nga Tepelena, prej vitesh banues në Angli i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri recepsionistin e hotelit në Dhërmi, Eraldo Nevruzi dhe i ka zhdukur trupin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 në breg të detit pranë hotelit ku punonte 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, kjo është faktuar nga policia pasi është gjetur një sasi e konsiderueshme gjaku, ndërsa trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

Pikërisht në këtë vend dyshohet se Gerald Shehu ka vrarë me armë zjarri recepsionistin i cili ishte banues në Tiranë, ndërsa kishte shkuar të punonte në sezon në Dhërmi.

Del FOTO: Ky është Gerald Shehu, pronari i hotelit që vrau me
Autori i vrasjes në Dhërmi, Gerald Shehu/ Foto e publikuar nga Policia e Shtetit

Ka disa pista hetimi që po ndiqen për zbardhjen e vrasjes në Dhërmi, disa lidhen dhe me të shkuarën e pronarit të hotelit, Gerald Shehu. Mësohet se Shehu është person me precedentë të mëparshëm penal dhe është arrestuar në vitin 2022 nga policia, ndërsa sot është shapllur në kërkim për vrasjen e Eraldo Nevruzit.

Ngjarja është zbardhur nga të dhënat filmike të sekuestruara, ndërsa nga të dhënat e TIMS rezulton se Shehu pasi ka kryer vrasjen është larguar drejt Greqisë.

"Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit Erald Nevruzi, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit Erald Nevruzi.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Gerald Shehu (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi Erald Nevruzi) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi Gerald Shehu ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Erald Nevruzi.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit", njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese