Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohen dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, ndihmuan pronarin të fshihte trupin e recepsionistit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohen dy punonjësit e hotelit në Dhërmi, ndihmuan pronarin
Hotel Greecia

Policia e Himarës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Gerald Shehun për të fshehur trupin e recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit.

Nga hetimet e kryera deri më tani me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, rezulton se bashkëpronari i hotel “Greccia” pasi ka vrarë me armë zjarri Eraldo Nevruzin është ndihmuar për të fshehur trupin nga dy punonjës të hotelit të tij, Daniel Qose dhe David Larti.

Ndërkohë, nga kqyrja e banesës ku qëndronte Shehu policia gjeti në kasafortë 1 fishek arme zjarri, me kapsolle të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.  

Shehu akuzohet për veprat penale  “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa Daniel Qose dhe David Larti për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm disa orë më pas, pasi në një prej dhomave të htoelit “GRECCIA” u gjetën njolla gjaku. Dyshohet se 43-vjeçari Shehu pasi vrau recepsionistin në dhomën e hotelit, trupin ia mbuloi me një çarçaf dhe e largoi nga hoteli.

Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli, rezulton pronar i hotelit “Greccia”. Ai u vu në prangat e policisë rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Korfuzit "Jani Kapodistria, raporton newsbomb.al. Shehu po përgatitej të largohej drejt Barcelonës dhe më pas Anglisë.

Rreth orës 18.00 me orën e Shqipërisë dhe 19.00 me atë të Greqisë, Policia helene njoftoi homologët shqiptarë se kishte lokalizuar dhe arrestuar në një nga aeroportet e vendit shtetasin me kombësi shqiptare dhe pasaportë britanike, Gerald Shehu.

Në pamjet e kamerave të hotelit dhe nga dëshmitë, është raportuar se rreth orës 00.30 të mëngjesit të djeshëm ka pasur dy të shtëna pistolete që dyshohet se i kanë marrë jetën të riut nga Tirana. Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja janë konfliktet e çastit si dhe prishja e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit. Ndërkohë, efektivët që prej ditës së djeshme po vijojnë kërkiemt për gjetjen e trupit të së riut. Kërkimet mëngjesin e kësaj të premte u shtrinë në aksin Dhërmi-Himarë ku dyshohet që Shehu ka hedhur trupin e recepsionistit 31-vjeçar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Himarë

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit E. N. 

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.       

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.  

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed