18 Maj 2015| Presidenti Obama pret ne Shtepine e Bardhe ambasadoren e Shqiperise, Floreta Faber dhe thjeshtren e saj, Anxhela Faber e Acromax Media
Floreta Faber e dinte mirë që Acromax dhe vajza e saj, pasuroheshin duke dhunuar artistët shqiptarë, duke i vjedhur e mashtruar ata, madje si në shumë raste duke i përgjuar e përqeshur, sepse… “Faber Digital” në Shqipëri dhe “Acromax Media” në Gjermani ishin të paprekshëm.
Kush ia siguroi paprekshmërinë, vajzës së ambasadores dhe kodoshit të saj “gjerman”? Natyrisht kjo s’do mend e kalem për ta kuptuar, por investigim dhe prova për ta shfaqur në sheshin publik të së vërtetës.
Ky investigim nuk po bëhet thjesht për Newsbomb, apo pronaren e saj të cenuar si gazetare, si biznes apo si grua (paçka se do paguhet shtrenjtë çdo foto, shkrim dhe video-porosi e “Acromax”).
Ky investigim është për të gjithë gazetarinë dhe grarinë shqiptare, për t’i treguar vendin të gjithë atyre burrave apo burrecërve që fshihen pas “çipit”, pas “Acromaxi-t”, pas pushtetit të lekut apo pas atij politik, se nuk i përballojnë dot gratë. Kanë frikë nga to. Kanë frikë nga humbja përballë tyre. Kanë frikë Fjalën e lirë. Kanë tmerr Median, ashtu si ajo mendon të shkruajë kur shkruan.
Ky investigim do rikthejë medoemos atë që ka humbur prej mëse një dekade këtu në Shqipëri, lirinë për të thënë, postuar e shkruar pa porosi mbi atë çfarë mendon, çfarë sheh. Çfarë ndjen!
Kur luani është pa dhëmbë në Bashki, kjo nuk është dhunim i të drejtës së autorit që i ka shkulur dhëmbët luanit, por i “Kopshtit Botanik” që e pranon të tillë. Dhe kjo duhet shkruar dhe publikuar, e jo shkulur nga Facebook, Youtube apo Instagram, sikur shkulën dhëmbët e luanit.
Kur zagarët e bashkisë dhe qeverisë turren nëpër rrugët e biznesit shqiptar për majdanoz e parkime, nën hijen e kullave milionëshe pirate, kjo duhet shkruar dhe raportuar, edhe pse e drejta e “autorit” qenka e barabartë me të drejtën e shkelësit të ligjit.
Kur Safeti nxjerr jargët nga goja e tij, të drejtën e raportimit nuk mund t’ia dhunojë më media dhe t’ia mbrojë Acromax-i, don’ s’don ai, qeveria apo bashkia. Ai e bëri aktin e vet, e humbi autorësinë e tij. Tani është radha e publikut të medias, të shohin aktin dhe komentojnë, të pikëpyesin për të. Ky është pushteti që votuam?
Ky investigim po bëhet edhe për artistët e nëpërkëmbur shqiptarë…për këngëtarët që kanë firmosur me barbarin “Acromax” ato kontrata me fifti-fifti - 50%. Zëri fantastik i Irmës, Vaçes, Parashqevisë, dhe gjithë korifenjve të muzikës shqiptare, që pjesëtohet e shumëzohet me klikime mashtruese, nga makinëllogaritësja Acromax dhe hajduti i “Arkiva Shqip”, Aldor Nini.
Ky investigim po shkon nga Shqipëria në Gjermani për të gjetur të vërtetën e madhe, se sa e lirë është media në Shqipëri dhe sa lirë paguan pushteti për ta pasur nën hyqëm atë. Kush është në të vërtetë pas Acromax. Kush e mbron. Kush e porosit, zhduk. lejon apo fshin një lajm politik në të vërtetë. Përse duhet marrë leje në bashki apo qeveri që faqja jote e lajmeve të mos fshihet, mos të bllokohet, mos dhunohet…kur ajo nuk flet me gjuhën e njeriut të ngërdheshur të Bashkisë, apo me frazat bajate të kryetarit të qeverisë.
Ky investigim duhet të hapë veshët e vëmendjes së Trupit Diplomatik në Shqipëri dhe veçantë shumë, ato të Republikës Federale të Gjermanisë. Aldorninët nuk janë gjermanët që duam. Ata që dhunojnë gruan dhe median e lirë, merrini mbrapsht për atje. Boll i kemi safetët tanë!
Ky investigim do nxjerrë të vërtetën me gjithë frikën dhe do mposhtë njëherë e mirë, kompromisin. Ai do përfundojë vetëm kur të gjithë të solidarizohen me fjalën e lirë, jo me Newsbomb!
REFERIMI I KALLZIMIT TË ANXHELA FABER by Newsbomb Albania on Scribd
Sondazh
Poll
