Bashkia Pukë organizon këtë të hënë ceremoninë për zbulimin e memorialit në përkujtim të jetëve të humbura 12 vite më parë në aksidentin tragjik të Gjegjanit. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë familjarët e viktimave dhe banorë të zonës.
“Në kuadër të përvjetorit të aksidentit tragjik të Gjegjanit, bashkia Pukë organizon të hënen, ora 10:00 ceremoninë për zbulimin e memorialit në përkujtim të jetëve të humbura në këtë aksident.
Ftohen familjarët dhe banorë të zonës!”, njofton Bashkia në faqen zyrtare.
Aksidenti tragjik ndodhi 12 vite më parë, në 2010 në Gjegjan të Pukës, ku humbën jetën 15 persona, mes tyre 4 fëmijë, pasi autobusi i linjës Durrës-Fushë Arrëz devijoi nga rruga dhe ra në humnerë. Kjo ngjarje e rëndë tronditi askohe mbarë opininon publik.
