Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zyrtari i Bashkisë i dërgon letër Edi Ramës: Shefi i Komisariatit ka mbushur Vaun e Dejës me drogë, merr 4,000 euro për parcelë

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtari i Bashkisë i dërgon letër Edi Ramës: Shefi i

Mark Zhuri, zyrtar i Bashkisë së Vaut të Dejës dhe administrator i Njësisë Temal, i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe kërkon të merren masa për shefin e Komisariatit të Policisë. Ai thotë se Bardhyl Saliu ka lejuar kultivimin e hashashit në territorin e Bashkisë.

Referuar dokumentit që i është dërguar kryeministrit, shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës u merr nga 4 mijë euro trafikantëve, për një parcelë me kanabis, duke garantuar mosprekjen e saj. Ai shkruan se edhe ata që ndërtojnë pa leje, lejohen në këmbim të "faturës" deri në 2 mijë euro.

[gallery ids="633672,633673,633674"]

Denoncimin, administratori Mark Zhuri e ka bërë në fillim të gushtit, më datë 2, ia ka dërguar kryeministrit Edi Rama, ministrit Çuçi dhe ish-drejtorit Gledis Nano. Në kushtet kur nuk ka marrë asnjë reagim, ai është detyruar që ta bëjë denoncimin në Facebook e më pas në media.

Administratori i Njësisë Temal, Vau i Dejës, është shprehur se pak ditë më parë është kërcënuar nga Shefi i Komisariatit, Bardhyl Saliu, pas denoncimeve dhe shkresave që ai u ka dërguar institucioneve përgjegjëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese