Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri te ‘Casa Italia’, i afërmi i 33-vjeçarit futet brenda në magazinë dhe nuk pranon të dalë prej 1 ore

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri te ‘Casa Italia’, i afërmi i 33-vjeçarit futet

Është përkeqësuar gjendja në zonën e ‘Casa Italia’, atje ku një zjarr i madh i ndodhur para dy ditësh tronditur vendin, pasi ende nuk është shuar dhe thuajse të gjitë janë të bindur se 33-vjeçari Arjan Salaj ka ndërruar jetë.

Të afërmit e tij kanë qenë aty që në orët e para të ngjarjes së rëndë, dhe ende vijojnë të presin me ankth, por me shpresë për një lajm të mirë. Kërkimet për shefin e rojeve vijojnë, por nuk ka asnjë gjurmë, përveçse një bombule që u gjet, të cilët thuhet se e kishte marrë me vete kur po shpëtonte kolegët e tij.

Këtë mbrëmje, ekipi i shpëtimit iu ka thënë familjarëve të 33-vjeçarit të zhdukur se do të kërkojnë brenda magazinës me duar nëpër mbetjet e djegura, dhe për këtë arsye, kanë kërkuar që të futet brenda edhe një prej familjarëve, që të shohë nëse ka ndonjë gjë identifikuese, që të mund të identifikojë të zhdukurin.

Por, pas disa kërkimeve pa rezultat, punonjësit zjarrfikës kanë dalë të gjithë jashtë, ndërsa i afërmi i 33-vjeçarit, xhaxhai i tij Naim Salaj nuk ka pranuar të dalë dhe ndodhet brenda magazinës prej një ore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll