Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Yuri Kim shfaqet në selinë e Partisë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim shfaqet në selinë e Partisë Socialiste

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shfaqur paraditen e kësaj të mërkure në selinë e Partisë Socialiste. Ajo shoqërohet nga një përfaqësues i lartë i Shteteve të Bashkuara, ndërsa qëllimi i vizitës nuk dihet.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, Kim është shfaqur në selinë rozë rreth orës 10.30 të kësaj të mërkure. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, Kim është pritur nga Damian Gjiknuri, numri dy i kësaj force politike.

Më herët sot, Kim është shfaqur krah Komandantes së Gardës Kombëtare të Nju Xhersit Gjeneral brigade Lisa Hou dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kanë dhënë një mesazh për 8 Marsin.

Nuk dihet nëse vizita në selinë e Partisë Socialiste lidhet me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, apo Yuri Kim do të takohet me drejtues të lartë të kësaj force politike në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit që do të zhvillohen në Shqipëri.

[gallery columns="1" link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="679407,679408,679409"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese