Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç bën deklaratën e FORTË: Sa të kem unë ndikim, Serbia nuk do të NJOHË pavarësinë e Kosovës!

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç bën deklaratën e FORTË: Sa të kem

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se sa të ketë ai ndikim, Serbia nuk do të njohë as drejtpërdrejt dhe as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës.

"Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”,  u shpreh presidenti serb.

Këto deklaratë Vuçiç i bëri në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Theksojmë se Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Procesi duhet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë; Serbia, tash për tash, nuk pranon.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Vuçiç tha se "histeria e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Evropë, reflekton edhe në Serbi".

Kjo e vë Serbinë "në një situatë edhe më të vështirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës", tha Vuçiç.

Ndërkohë Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008.Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll