Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vijon eksodi i mjekëve shqiptarë, Ana Luca lë Shqipërinë për Gjermaninë, kryeinfermierja që i kullonin çizmet djersë; la postin e administratores për t’i dalë në ballë koronavirusit te Infektivi

Shkruar nga Newsbomb

Ana Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv, e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të COVID-19, do të lërë tashmë dhe Shqipërinë për të shkuar në Gjermani.

Lajmin e ka bërë vetë ajo me dije përmes disa postimeve në rrjete sociale.

Doktoresha e njohur për mundin dhe sakrificën, vullnetin dhe forcën e saj për të luftuar në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, i bashkohet shumë kolegëve të saj, të cilët kanë lënë atdheun për një mundësi më të mirë jetese dhe jo vetë, për të zhvulliuar profesionin, për t'u zhvilluar në karrierë diku nëpër botë, aty ku mundësia është më e madhe se në Shqipëri.

Kolegët e saj i kanë dhënë dhuratën e çmuar, ku e falenderojnë dhe i urojnë të bëhet e fortë e të ketë kurajo të ecë përpara në këtë rrugëtim të ri. Shumë miq, të afërt dhe persona që kanë punuar një jetë me të, i kanë shkruajtur në komente. Shumë i urojnë të mirat, por ka dhe nga ata që “mërziten” me ikjen e saj. “Lum ata që të presin e mjerë ata që të humbasin”, i shkruan mikja e saj Anika Dokle, mjekja e njohur e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Vetë Ana Luca ka publikuar dhe një foto me familjen dhe njerëzit e saj të dashur.

Lexo edhe: La postin për të luftuar Covid, kryeinfermierja Ana Luca ndan videon ku kullon çizmen mbushur me djersë: Më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra… (VIDEO)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese