Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën brenda biznesit familjar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Dritan Muskurti dhe bashkëshortja e tij, janë vrarë pasditen e kësaj të marte me armë zjarri. Viktima e dytë sipas Bluve të Tiranës është Nora Muskurti, dyshohet se është bashkëshortja e Dritanit, shkruan newsbomb.al.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur kryeqytetin është një familjar i tyre, vëllai i Dritan Muskurtit, i identifikuar si Arsen Muskurti. Dëshmitarët dhe pronarët e bizneseve të tjera aty pranë që i njihnin palët, janë shprehur se viktimat janë pikërisht Dritan Muskurti dhe bashkëshortja e tij.

Ata kanë parë dhe autorin, Arsen Muskurtin, duke u larguar me armë zjarri. Kanë tentuar ta ndalojnë por kur kanë parë që ai ishte i armatosur, janë larguar dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Shkak i vrasjes paraprakisht thuhet se është bërë pronësia e një agjencie udhëtimesh.

"Më datë 30.08.2022, në rrugën "Islam Alla",  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Tiranës.

Autori i krimit, Arsen Muskurti - Burimi: Policia e Tiranës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese