Hapësire reklamuese

Bota

Tre kontraktorë amerikanë zhduken në Irak

Shkruar nga Newsbomb

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Bagdad tha se tre kontraktorë amerikanë janë zhdukur prej dy ditësh.

“Një kompani ka paraqitur një raport të dielën rreth tre pjesëtarëve të stafit të saj që kanë humbur dy ditë më parë”, tha zyrtari për CNN. Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte në dijeni për raportin. Zëdhënësi John Kirby tha gjatë një deklarate për media se po punohet për gjetjen e tyre.

Dyshohet se tre kontraktorët e firmës amerikane mund të jenë marrë peng nga pjesëtarë të grupeve terroriste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese