Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Togat e zeza lënë në burg Kryeprokurorin e Kukësit Edmond Karriqi: Dyshohet se mori 2.000 euro nga vëllai i të dënuarit për drogë

Shkruar nga Newsbomb
Togat e zeza lënë në burg Kryeprokurorin e Kukësit Edmond

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lë në burg Kryeprokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit u arrestua tre ditë më parë në mes të qytetit të Kavajës, bashkë me sekretarin e Prokurorisë së këtij qyteti, Isuf Gega.

- Prokurori Edmond Karriqi, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

- Sekretari Isuf Gega, akuzohet për veprën penal “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Mësohet se prokurori Karriqi prej kohësh ishte në përgjim dhe vëzhgim nga Prokuroria Speciale SPAK, sepse kishte dyshime se ai merrte para për të liruar persona nga burgu. Në këtë rast, ai është kapur në flagrancë teksa merrte para nga vëllai i një personi të arrestuar për drogë.

Prokurori kavajs por i komanduar me detyrë në Kukës, në një episodë të fundit dyshohet se i ka marrë 2 mijë euro vëllait të një personi të kapur për drogë dhe që aktualisht ndodhet në burg. Ky rast është i filmuar pasi magjistrati ka qenë nën vëzhgim dhe survejim nga oficerët e Prokurorisë.

Lexo edhe: SPAK e kishte në përgjim, prokurori Edmond Karriqi u filmua teksa merrte paratë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese