Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tenderi që çoi në burg zyrtaret Shëndetësisë, u skualifikuan 6 kompani, "DRICONS" ofroi 7 milionë lekë (DOKUMENTET)

Shkruar nga Newsbomb

Newsbomb.al ka arritur të sigurojë detaje të tjera nga prangosja e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe specialistes së prokurimeve në këtë institucion. Joana Duro dhe Laura Shteto janë arrestuar me kërkesë të SPAK dhe akuzohen për korrupsion.

"Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor).

Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja Joana Duro, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja Laura Shteto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara", - njoftoi SPAK.

tenderi, shendetesia Njoftimi i shpalljes se fituesit paraprak te tenderit

Siç mëson Newsbomb.al, tenderi me objekt “Lot 1 - Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”, është hapur më datë 10.05.2023 dhe është mbyllur dymbëdhjetë ditë më vonë, më datë 22.05.2023.

Fondi limit për këtë procedurë prokurimi ka qenë në vlerën 805,872.23 Lekë dhe fituesi ka ofertuar çmimin më të mirë, 672,457.60 Lekë.

Në garë kanë marrë pjesë tetë kompani dhe kanë dhënë ofertat e tyre, por gjashtë janë skualifikuar menjëherë, pasi sipas arsyetimit zyrtar, nuk kanë përmbushur kriteret e njoftuara për këtë procedurë prokurimi. Ndaj, në garë kanë mbetur vetëm dy kompanitë “DRICONS” Sh.p.k., dhe “TAULANT” Sh.p.k.

loti 1, tenderi shendetesise Kompanite pjesemarrese ne tender, me shigjete jeshile fituesi

Kompania fituese për këtë tender është shpallur “DRICONS” Sh.p.k, me vlerën 672,457.60 lekë (të reja) pa TVSH. Ndërkohë, është skualifikuar kompania tjetër e mbetur në garë, “TAULANT” Sh.p.k, pasi vlera që ajo ka ofertuar, 754,830.14 lekë (të reja) pa TVSH, është dukshëm më e lartë.

Gjithsesi, “TAULANT” Sh.p.k nuk ka dalë pa gjë, pasi ka fituar tenderin për Lotin 4, të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, me objekt: “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit 1,027,689.65 (një milion e njëzetë e shtatë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë.65) lekë pa TVSH."

Lexo edhe: SPAK del me njoftim zyrtar: Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë mori 3 milionë lekë, do favorizonte një kompani për tenderin

tenderi, shendetesia Njoftimi i sshpalljes se kompanise "DRICONS", fituese te tenderit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese