Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Të jemi bashkë për një qëllim”, Noka thirrje Alibeajt: Tërhiqni PADINË, t’u japim sinjalin e BASHKIMIT demokratëve

Shkruar nga Newsbomb
“Të jemi bashkë për një qëllim”, Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar bashkëpunimin mes grupit të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Ai i ka bërë thirrje kreut të Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, që të tërheqë padinë, pasi kjo sipas tij kjo do jetë një sinjal për bashkimin e demokratëve dhe se do të jenë bashkë për një qëllim: atë të përballjes me regjimin e Edi Ramës.

Noka u shpreh se kurrë nuk është vonë, ndërsa ka vlerësuar reflektimin e kolegëve të tij demokratë nga grupi i Alibeajt.

Flamur Noka: Për ndarjen territoriale, reformën zjedhore dhe për zgjedhjet lokale të jemi të unifikuar. Është një kërkesë e imja, ditën e enjte i kanë shkuar në tavolinë Alibeajt. Ka qenë zonja Dhurata Çupi dhe një nga këshilltarët, Patrik Sadikaj.

Keni marrë përgjigje?

Flamur Noka: Për momentin mora refuzim por koha për të reflektuar është gjithmonë dhe çfarë shoh kanë reflektuar dhe i falenderoj.

I pyetur se nga nis procesi i bashkimit të demokratëve, nga tërheqja e padisë apo ulja për të nxjerrë kandidatë të përbashkët në vendore, ai dha këtë përgjigje:

Flamur Noka: Tërheqja e padisë është rruga e vetme për tu dhënë sinjal të qartë demokratëve që bashkohen dhe jemi bashkë me një qëllim për tu përballur me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Por sigurisht ka kohë gjithmonë. Mirëpresim kontributin e çdo kujt. Alibeajt i kam kërkuar të enjten këtë gjë: agjenda e demokratëve është interes i gjithë demokratëve dhe të ulemi të bisedojmë.

Lexi edhe: Grupi i Alibeajt zgjedh Gazment Bardhin për të NEGOCIUAR me Berishën: Të dalim me një KANDIDAT të vetëm në zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese