Hapësire reklamuese

Politikë

Takim URGJENT, Basha mbledh në seli sekretarët dhe kryetarët e degëve, ja për çfarë po diskutohet

Shkruar nga Newsbomb
Takim URGJENT, Basha mbledh në seli sekretarët dhe kryetarët e

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon sot një takim urgjent me sekretarët dhe kryetarët e degëve të PD-së në selinë blu. Burime për mediat bëjnë me dije se çështja kryesore që do të diskutohet është analiza e zgjedhjeve dhe hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike në vijim, lidhur me situatën paszgjedhore në vend.

Më herët pas zgjedhjeve Basha zhvilloi takim me drejtuesit e qarqeve, për të diskutuar mbi të njejtën temë: Pse humbi Partia Demokratike? Do njihen apo jo zgjedhjet dhe cilat janë ato prova që do të publikohen ditët në vijim?

Bashës i është kërkuar dorëheqja nga shumë aktorë politike, brenda dhe jashtë PD-së, por mesa duket kryedemokrati e ka “hipotekuar” postin e kreut të PD-së, pasi dhe sot tha që nuk dorëzohet deri në fitore, çka lë të nënkuptohet se nuk dorëhiqet nga drejtimi i partisë derisa të fitojë zgjedhjet parlamentare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu