Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

ZYRTARE/ Një "jetë" me Grasshopper, Amir Abrashi merr vendimin e rëndësishëm të karrierës

Shkruar nga Newsbomb
ZYRTARE/ Një "jetë" me Grasshopper, Amir Abrashi merr
Amir Abrashi

Amir Abrashi do të qëndrojë për të paktën edhe një sezon tjetër tek Grasshopper. Është vetë klubi zviceran që ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me "pitbullin" kuqezi, i cili ka zgjedhur të mbyllë karrierën e tij në këtë skuadër. 

Me mbi 280 paraqitje me fanellën bardheblu, Abrashi vlerësohet lart nga drejtuesit të cilët përshkruajnë një lojtar me vendosmëri, cilësi dhe integritet, duke u shndërruar në një nga figurat më influencuse në historinë e këtij klubi.  

Drejtori sportiv, Alain Sutter u shpreh se ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përjetuar shumë ulje dhe ngritje, por kjo se ka ndaluar që të shfaqë të gjithë përqëndrimin e tij maksimal kur vjen momenti për të nderuar fanellën.

"Amiri mishëron në mënyrë të përkryer vlerat që përfaqëson klubi ynë. Mentaliteti, përvoja dhe prania e tij kanë një vlerë të jashtëzakonshme për ekipin tonë. Ai ka përjetuar shumë ngritje dhe ulje me klubin dhe gjithmonë ka treguar përkushtimin e tij të plotë. Jemi shumë të kënaqur që ai do të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm", tha Sutter. 

Po ashtu, pati vend dhe për një fjalë të mesfushorit shqiptar, i cili foli me fjalë të mëdha për klubin të cilin e quan shtëpinë e tij.

"Grasshopper është shtëpia ime. Kam ndërtuar karrierën time këtu dhe i detyrohem këtij klubi një marrëveshje të madhe. Kjo është arsyeja pse do të thotë kaq shumë për mua të vazhdoj të jem pjesë e saj. Besimi dhe vlerësimi që më është treguar nuk janë diçka që e marr si të mirëqenë dhe jam shumë mirënjohës për këtë. Të gjithë e dinë sa shumë rreh zemra ime për GC Zurich. Do të vazhdoj të jap gjithçka për klubin", u shpreh Abrashi. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese