
Nga RETIN TOKA
Edi Martini ishte ulur si në të rrallën herë duke menduar. Jo përpara një tabele taktike dhe as duke numëruar pikët. Përpara tij ishte një kampionat që në këtë sezon nuk të lë të marrësh frymë. Vllaznia e tij në krye, por në këtë fazë të sezonit askush në Shkodër nuk guxon të relaksohet. Diferencat janë të vogla dhe një ndeshje e vetme mund të përmbysë gjithë sezonin. Në Rrogozhinë, Edlir Tetova qëndron stoik. Egnatia e tij është kampionia në fuqi dhe një skuadër që në tre vitet e fundit ka krijuar stabilitet në një futboll shqiptar ku qëndrueshmëria është luks.
Nuk bën shumë zhurmë, por është gjithmonë aty, pranë majë ose në majë. Në Elbasan, Ivan Gvozdenociç ka krijuar një tjetër histori. Me qetësinë para medieve dhe karizmën në pankinë, ai po përpiqet të bëjë atë që qyteti verdheblu pret prej dy dekadash: rikthimin e titullit kampion. Ndërkohë në kryeqytet, një tjetër histori po merr formë. Partizani i Oltijon Kërnajës është kthyer në fenomentin e sezonit. Trajneri tropojan, i nënvlerësuar nga shumëkush në fillim, ka ndërtuar një skuadër që sot i sfidon të gjithë. Por, kampionati shqiptar këtë edicion ka edhe paradokset e veta. Dinamo e Ilir Dajës u ndërtua për titull. Me një buxhet të frikshëm dhe me një trajner që e njeh mirë këtë kampionat, shumëkush mendonte se blutë do të ishin në pararojë të renditjes. Eleminimi i Hajduk Splitit në Europë vetëm sa e rriti më shumë këtë bindje. Sot, realiteti është tjetër. Dinamo noton në ujëra të turbullta dhe lufton për “Final Four”.
Ndërkohë, në fund të tabelës drama është më e madhe. Miliona lekë të investuara, skuadra me histori në futbollin shqiptar po përpëliten për të qëndruar mes më të mirëve. Tirana dhe Flamurtari, po përballen me një realitet që askush nuk do ta kishte imagjinuar në fillim të sezonit. E natyrisht për të dhënë dhe mendimin e tij në një kampionat kaotik, nuk mund të mungonte gazetari Gjergji Stefa, me një analizë enkas për revistën Newsbomb
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 55 të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga 20 Marsi dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
