Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Jo vetëm Bajrami, edhe Klaus Gjasula sapo vendosi një rekord në Europian

Shkruar nga Newsbomb
Jo vetëm Bajrami, edhe Klaus Gjasula sapo vendosi një rekord në
Momenti i golit te dyte nga Klaus Gjasula

Ky europian duket se është i kuqezinjve. Pas rekordit historik që ka vendosur Nedim Bajrami në ndeshjen me Italinë, kur shënoi golin më të shpejt në historinë e të gjithë europianëve, sot një rekord i ri është thyer nga Gjasula.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare arriti të shënonte golin e barazimit në minutën e '96 të sfidës me Kroacinë.

Një gol magjik për ne shqiptarët që na mban me shpresë për një kualifikim në fazën tjetër të Euro 2024, por edhe një rekord momental personal i Klaus Gjasulës, pasi është goli i shënuar më vonë në një ndeshje të këtij Europiani.

Veç këtij rekordi, Kalus Gjasula bëhet gjithashtu lojtari i vetëm që futet nga stoli si zëvendësues dhe shënon dy gola, një në portën e tij dhe një tek kundështari. 

Këto janë ndeshjet e para të Euro 2024, por futbollisti kuqezi e vendosi rekordin e tij duke shënuar në '90+7.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë që Shqipëria luajti me Italinë, fantazisti Nedim Bajrami arriti të thyente rekordin e të gjithë europianëve që janë luajtur deri tani, duke shënuar golin më të shpejt për vetëm 23 sekonda.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese