Bayern Munich është zyrtarisht kampion i Gjermanisë, pasi ka mposhtur 4-2 Stuttgartin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligas.
Edhe pse duhen dhe 4 javë të tjera për të formualizuar përmbylljen e këtij sezoni, Bavarezët nuk kanë pritur më gjatë duke "çelur" kështu festën për titullin e 35-të në historinë e klubit.
Takimi nisi me surprizë për vendasit, pasi Fuhrich shënoi në minutën e 21-të. Megjithatë, kundërpërgjigjia e skuadrës së Vincent Kompany ishte e shpejtë me Guerreiron dhe Jackson në minutat e 32-të dhe e33-të, përpara se Davies të trefishonte shifrat në të 37-tën.
Për të "vrarë" shpresat e kundërshtarit mendoi Harry Kane në minutën e 52-të, përpara se Andres në të 89-tën të shënonte golin e fundit dhe të "ngushëllimit".
