Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot seanca në GJKKO për kokainën e kapur në Durrës, sëmuret babai i Arbër Çekajt, SPAK kërkon “arrest shtëpie”

Shkruar nga Newsbomb
Sot seanca në GJKKO për kokainën e kapur në Durrës,

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Selim Çekaj, i cili u arrestua pas gjetjes së 49 kg kokainë në kontenierin me banane që ai kishte porositur.  

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 72-vjeçarin, Çekaj me arsyetimin se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës.

Sipas prokurorit, deri në përfundim të hetimeve, Çekaj duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Burime bëjnë me dije se babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë seancës.

Selim Cekaj është pronar i kompanisë së bananeve “Ecoalmax” në kontenierin e së cilës u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori, vend nga ku ishte nisur dhe ngarkesa me banane.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë.

Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane. E njëjta skemë është ndjekur dhe këtë herë nga babai i tij, Selim Çekaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese