Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot “Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit”, Shqipëria pjesërisht e lirë

Shkruar nga Newsbomb

Data 3 maj është përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, si “Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit”. Qëllimi i kësaj dite është të ngrejë vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar në Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Gjithashtu, në këtë ditë bëhet thirrje për më shumë të drejta për gazetarët dhe punonjësit e medias dhe jo punës në të zezë, si dhe për një rritje të profesionalizmit në këtë fushë.

Sa i përket lirisë së shtypit në Shqipëri, sipas raportit të ‘’Freedom House’’, vendi ynë është ngjitur një pozicion më lart, në krahasim me një vit më parë. Shqipëria renditet e 97-ta me 49 pikë, ndërsa raporti cilëson se Shqipëria është pjesërisht e lirë në këtë fushë.

Lexo edhe:

Liria e shtypit, Shqipëria ngjitet një vend më lart

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese