Ish-missi shqiptar bukuroshja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, prej kohësh janë në një lidhje dashurie.
Mirëpo çifti ka qëndruar larg syrit dhe vëmendjes së medieve rozë, duke u treguar tepër të rezervuar për jetën e tyre private.
Por së fudmi bukuroshja shqiptare “ka thyer heshtjen” dhe ka treguar në një intervistë në “Ora News” disa detaje nga lidhja me djalin e ish-kryetares së Kuvendit. Ajo e quajti pozitiv momentin e takimit me nënën, e Genarit, Jozefinën.
Pyetje: Jeni bashkë prej një viti, a janë bërë gjërat familjare? Pra a je takuar ti me familjen e tij dhe ai me tënden?
Cindy Marina: Po, jemi prezantuar.
Pyetje: Si ka qenë reagimi i parë i nënës së Genarit (Jozefina Topallit), kur të takoi?
Cindy Marina: Nuk dua të flas shumë për këtë temë, më mirë po ha specin djegës që të shpëtoj nga kjo pyetje (qesh).
Pyetje: Pse reagoi keq Jozefina?
Cindy Marina: Jo, reagoi shumë mirë.
Pyetje: Ti je shumë e bukur, dhe udhëton shpesh jashtë vendit, sa xheloz është Genari?
Cindy Marina: Ndoshta njerëzit nuk e besojnë por ai nuk është fare xheloz, përkundrazi ai është mbështetësi im më i madh.
