Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shqiptarja plagos me thikë bashkatdhetaren në Selanik, dyshonte se e tradhtonte me burrin e saj (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarja plagos me thikë bashkatdhetaren në Selanik, dyshonte se e

Një 27 vjeç nga Shqipëria është plagosur me thikë në Selanik, nga një bashkatdhetare e saj po nga Shqipëria, pasi kjo e fundit dyshonte se e tradhtonte me burrin. 25 vjeçarja e ka ndjekur nga pas në rrugë dhe e ka qëlluar me në bark dhe shpatull.

Sipas portalit grek GrTimes.gr, gruaja, e cila dyshohet se ka pranuar aktin e saj pas arrestimit nga një patrullë policie, ka shkuar sot me pranga në Prokurori dhe do të ndiqet penalisht për aktin e saj. Shqiptarja tjetër po trajtohet në spitalin "Papageorgiou" dhe është jashtë rrezikut për jetën.

27 vjeçarja ka ikur për ndihmë në shtëpinë e motrës së saj, e cila ndodhet në një rrugë anësore, ndërsa autorja, nënë e dy fëmijëve të mitur, është pikasur në vendngjarje nga efektivët e policisë , të cilëve u ka rrëfyer aktin e saj.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 19:00 të së mërkurës, në rrugën Ralli, në zonën e Pylaia në Selanik, teksa e plagosura me origjinë nga Shqipëria po shkonte drejt shtëpisë së saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese