Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati ka marrë një puthje surprizë nga David Dano. Ky i fundit njihet për hyrjen e papritur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator për të kërkuar dëmshpërblimin e banesës.
Dano ka qenë i ftuar në emisionin ‘Live from Tirana’ të Ronaldo Sharkës së bashku me një tjetër të ri. David Dano ka postuar në profilin e tij një video me Loredana Bratin teksa shihen shumë të afërt dhe teksa në një moment i dhuron dhe një puthje në qafë.
Loredana teksa e komenton atë moment shprehet se Davidit i dridheshin duart dhe se puthja e vendosi në siklet pasi ishte e papritur për të.
“Isha e ftuar në një event në Vlorë në datën 14 gusht, ku kanë qenë dhe të ftuar të tjerë si Laerti, Rizarta, Françeska Murati, etj. Kemi qenë në varkë dhe Davidi ka ardhur në momentin në të cilin ne kemi zbritur nga aty, pra vetëm për disa minuta, tek moli. Kishte edhe fansa të tjerë të cilët kishin marrë vesh që isha në atë vend dhe erdhën të më përshëndesnin e të bënin foto.
Djali ka ardhur si fans për të kërkuar foto dhe një video përshëndetëse, madje i dridhej dora nga emocionet në ato momente dhe për të qenë sa më humane, thashë ato fjalë. Krejt papritur erdhi kjo puthje që më vendosi goxha në siklet. David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”, tha Loredana.
