Zhvillimet e fundit në Big Brother Vip Kosova, ku pjesë e këtij realityshow, u bë dhe ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, i akuzuar nga modelja për dhunë duket se kanë shkaktuar zemërim te teleshikuesit.
Kjo ka bërë që disa persona, pjesë e organizatës për mbrojtjen e të Drejtave të Gruas “Qika”, të shkojnë në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova.
Në shenjë revolte ata kanë hedhur shashka dhe tymuese. Në foton e mëposhtme shihet edhe tymi i zi që ka mbuluar godinën.
“Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në një postim te organizatës “Qika”.
Kujtojmë që kjo protestë vjen pasi Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i banores tjetër të BBVK, Drenusha Latifi u bë pjesë e këtij emisionit. Ndërkohë që Latifi ka qenë ndër ato gra që ka ngritur zërin dhe ka denoncuar dhunën fizike nga ish-burri, ndërsa tashmë do i duhet të përballet me dhunuesin e saj çdo ditë.