Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ish-burri dhunues iu fut në shtëpi, Drenusha Latifi dhe Atilla Kardesh kishin bërë marrëveshje për hyrjen në Big Brother

Shkruar nga Newsbomb

Ish-burri dhunues iu fut në shtëpi, Drenusha Latifi dhe Atilla Kardesh

Mbrëmjen e djeshme pak para startimit të Big Brother Vip Kosova u paralajmërua se ky prime do kishte shumë ngjarje dhe se do ishte “bombë” që do ndiqej nga të gjithë shqiptarët.

Por ajo që ndodhi nuk ishte aspak e këndshme dhe ka shkaktuar një revoltë të madhe në rrjet.

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit u fut si banor në BBVK, por kjo nuk u prit aspak mirë nga vetë Drenusha as nga publiku.

Sulme në rrjet dhe fizike gjithashtu janë bërë gjatë ditës së sotme ndaj BBVK, producentes Olsa Muhameti si dhe Klan Kosovës ku janë hedhur edhe tymuese.

Por burime Indeksonline skruajnë se Palët ishin në dijeni dhe se kanë bërë një kontratë më herët.

Pra sipas medias kosovare, Drenusha Latifi ndryshe nga si u soll, ishte në dijeni se Atilla ish-burri dhunës do futej si banor i ri në BBVK.

Historia e Drenusha Latifi dhe ish-partnerit të saj është e njohur në rrjet. Drenusha, e cila ka bërë bujë për akuzat e saj ndaj ish-partnerit për dhunë fizike, kishte ndarë më parë dëshmi të frikshme mbi përvojat e saj si viktimë e dhunës në familje, duke publikuar fotografi ndër vite.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese