
Jozi është përjashtuar nga gara e Big Brother Vip Albania.
Ky vendim drastik nga “Vëllai i Madh” është marrë pasi këngëtari shpërtheu në ofendime ndaj Gjestit. “Kopil shkine”, kështu iu drejtua Jozi këngëtarit.
"Banorë shtëpia e vëllait të madh është një hapësirë bashkëjetese mes të gjithëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë tolerancë për diskriminimin, fyerjet apo sjelljet që cënojnë unitetin tonë si popull. Në debatet të ndodhura mbrëmë mes Jozit dhe Gjestit Vëllai i Madh ka marrë një vendim të menjëhershëm.
Për shkak të komenteve fyese, diskriminuese dhe totalisht të pandjeshme ndaj bashkëkombasve tanë Jozi përjashtohet që tani nga gara. Ky vendim duhet zbatuar menjëherë. Jozi duhet të lërë shtëpinë menjëherë”, thuhej në Zarfin e zi të Vëllait të Madh, zarfi i cili u lexua nga Laerti.
Gjatë mbrëmjes, pas përfundimit të spektaklit një tjetër skandal ndodhi në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Jozi iu drejtua Gjestit duke e quajtur “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni tre ditë më parë.
Ky “etiketim” që iu bë nuk u prit aspak mirë nga Gjesti, i cili i përlotur dhe i prekur nga fjalët e përdorura nga Jozi iu tha banorëve se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.