Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është zgjedhur nga revista prestigjioze angleze “Time” për të përfaqësuar kopertinën e saj, si një ndër personat më me ndikim në vitin 2024.
Në një intervistë profil të këngëtares, prestigjozja e përshkruan Duan si një superstar global që ka ndikuar në ndryshimin e vetë zhanrit të muzikës “pop”duke sjellë një revolucion të shpejtë dhe mahnitës në këtë industri. E ndërsa i bëjnë një rishikim rrugëtimit të saj, ato e cilësojnë si të shkruar nga vetë ajo dhe jo si një rrjedhë normale e jetës.
“Dua duket se ka një plan për gjithçka, që nga fillimi i karrierës së saj, ajo ka organizuar me kujdes 24-orë, duke shqyrtuar me kujdes hapat e ardhshëm dhe duke i kthyer idetë në veprim”,- shkruan prestigjozja “Time”.
E ulur me këmbët e kryqëzuara me një fustan të zi Jacquemus, me flokët e kuqe të lyer që i binin rreth fytyrës, Lipa flet me saktësi, duke shqyrtuar me kujdes çdo pyetje përpara se të përgjigjet. Yjet e popit, veçanërisht ata që kanë një karrierë tepër të suksesshme, shpesh akuzohen se janë kalkulator. Por personalisht, Lipa duket shumë e zhytur në mendime, pavarësisht nëse ajo është duke zbuluar se çfarë ka në plan në të ardhmen e afërt apo nëse është duke ndarë këshilla për udhëtime dhe, në përputhje me karrierën e saj të dikurshme si modele, e gatshme, përfundon përshkrimin e saj për këngëtaren revista Time.
E ndërsa artistja përshkruan se si ja ka dalë mbanë në jetën e saj në një botë të largët, ajo thekson se me rëndësi është ta duash atë që bën dhe të këmbëngulësh në realizimin e saj. Ajo shton se nevojitet që ta shkruash jetën e ëndrrave dhe pastaj gjithcka mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.
“Që kur isha shumë e vogël, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për veten time.Kam planifikuar gjithmonë gjërat përpara se të ndodhin. Edhe pse lindin surpriza që unë i vlerësoj në këtë moment, gjithmonë ka një objektiv afatgjatë. Është e rëndësishme që thjesht t’i shkruash gjërat. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të bëhet e vërtetë”,- thotë Lipa në intervistë.
E pyetjes së gazetarëve se nëse beson në fuqinë e maifestimit, këngëtarja i përgjigjet se beson shumë në të, e ndërsa shton se jemi ne ata që kemi në dorë fatin e gjërave në botë.
“Absolutisht. Të manifestosh është një gjë e madhe për mua. Unë besoj se ne kemi në dorë vendosjen e gjërave në botë. Në mënyrë të pandërgjegjshme, ju thjesht punoni për to. Asgjë nuk është kurrë e paarritshme”, tha këngëtarja me origjine shqiptare, Dua Lipa.
Këngëtarja Dua Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit shqiptarë nga Kosova, Anesa dhe Dukagjin Lipa, të cilët u larguan nga Prishtina si refugjatë në fillim të viteve ’90. Kur Lipa ishte 11 vjeç, familja e saj u kthye në Kosovë disa vite më vonë, Lipa do t’i bindte prindërit e saj që ta lejonin të kthehej në Londër për të ndjekur një karrierë në muzikë.
Ndërsa ndiqte shkollën e teatrit si adoleshente, Lipa filloi të publikonte covers në YouTube dhe SoundCloud, të këndonte në restorante dhe klube nate dhe nënshkroi me një agjenci modelimi. Në vitin 2013, Lipa mori punën e saj të parë duke kënduar – një version i “Lost in Music” për një reklamë televizive të X Factor – e cila çoi në një marrëveshje botimi me TaP Music, dhe më vonë, një marrëveshje me Ëarner Bros.
Kënga debutuese e Lipës, “Neë Love”, u hodh në vitin 2015 dhe u pasua shpejt nga “Be the One”. Ajo publikoi më pas – “Hotter Than Hell” dhe “Bloë Your Mind (Mëah)”, një bashkëpunim dinamik me Sean Paul (“No Lie”) në 2016. Dhe në verën e 2017, Lipa më në fund debutoi me një album.
Pas suksesit të këtij albumi, që mori pesë nominime në Brit Aëards 2018 (ajo fitoi British Breakthrough Act dhe British Female Artist Solo), Lipa solli albumin e saj të dytë në vitin 2020, Future Nostalgia, i cili i dha një Brit për ‘Albumin i vitit në Britani’ dhe ‘Albumin më të mirë Pop-Vocal’ në Grammy.
Suksesi i Lipës po tejkalon kufijtë, pasi pak kohë më parë ajo u përfshi në fimin “Barbie”. “Dance the Night”, të cilën ajo e shkroi bashkë me Mark Ronson, është kolonë zanore e filmit, ku filmi përmban gjithashtu një skenë nga këngëtarja si sirena Barbie. Në fillim të këtij viti, Lipa u shfaq në thrillerin ‘Argylle’, ku ajo luan një personazh të quajtur LaGrange.