Ajdin Sejdia është mësuar tashme me rrjetet sociale duke i shprehur dashurinë bashkëshortes së tij Riselda Sejdija.
Do të jenë në Tiranë që do të promovojnë librin e saj të shtatë, dhe Ajdin Sejdija nuk ngurron të thotë sesa fort e do “dashurinë e jetës së vet”.
Në një skenë më pas tejet “origjinale” për çiftin, Riselda e cila e konsideron Ajdinë Sejdinë, dashurinë e jetës së saj, nën trokitjen e gotave dhe shprehjet “gjithmonë bashkë”, shkëmbejnë edhe të puthurat të cilat, nuk i kanë kursyer publikisht.
Riselda Sejdiu doli në skenë pak ditë më parë ndërsa reagoi në pjesën më të madhe të mediave të shkruara dhe online, duke deklaruar se çdo akuzë që I është bërë bashkëshortit të saj është një gënjeshtër e një sajesë.
Madje, ajo publikisht deklaron se librin që do të nxjerrë në Panairin që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve e ka bërë për 10 vjetorin e tyre të martesës, në shenjë respekti dhe dashurie.
