Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRAT/ Sherr mes fiseve 17-vjeçari humb jetën në Klos, babai në gjendje të rëndë në spital (Detaje)

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Klosin ditën e sotme, ku ka humbur jetën një 17-vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.

Mësohet se masakra mund të ketë ndodhur për shkak të përplasjes së fisit Mjeshtri me Shira, të cilët edhe më parë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka ndërruar jetë 17-vjeçari Kenado Shira, ndërsa babai i tij është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje dyshohet se është Fiqiri Mjeshtri.

Siç shihet edhe në foto trupi i viktimës është ende në vendin e ngjarjes, i mbuluar me një batanijë.

Mësohet se viktima dhe të plagosurit kanë qenë në një lokal dhe janë qëlluar në momentin që kanë dalë, teksa qëndronin në trotuar.

Nuk dihet nëse 17-vjeçari ka qenë shënjestër e autorëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese