Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin “Newsmax”, teksa është shfaqur krah ish-zyrtarit të lartë të Donald Trump, Richard Grenell.
Rama ndodhet në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkaura.
Gjatë intervistës, Rama ka kujtuar takimin me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II, si dhe ka folur për çështje të tjera si sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.
Richard Grenell është ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa televizioni ku Rama ka vendosur të shfaqet njohet si ekran i djathtë, në disa raste i cilësuar si i ekstremit të djathtë, dhe mbështetës i fortë i ish-presidentit Donald Trump.
Intervista:
