Hapësire reklamuese

Politikë

Rama në ujësjellësin e Krujës, provon ujin ‘brisk’ që zbret nga 1630 metra, ministrja Ekonomi ‘s’ka merak’, pi nga shishja e kryeministrit (VIDEO-BATUTAT)

Shkruar nga Newsbomb
Rama në ujësjellësin e Krujës, provon ujin

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Krujë ku ka inspektuar ujësjellësin e ri të qytetit, më ujë të pijshëm që zbret nga 1630 metra lartësi.

Tashmë në këtë qytet do të ketë 8 vendburime të reja uji që do të furnziojnë rregullisht me ujë të gjithë familjet e qytetit. Nuk kanë munguar batutat si gjithnjë nga kryeministri, i cili e ka provuar vetë i pari ujin e ftohtë dhe më pas ia kaloi shishen edhe ministres Milva Ekonomi.

“Merre tapën tani dhe jepja PD-së”, tha Rama në fund të takimit.

Rama: Hë mo e gjetët një gotë apo një shihe bosh? Hë mo një shishe. Ku e mbushim?

Punonjësi: Ja e kemi gati këtu. Ka presion shumë.

Rama: Presioni është gjë e mirë. Shyqyr që ka presion.

Punonjësi: Me atë lartësi që është patjetër që do të ketë presion.

Rama: Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë, gëzuar. Perfekt qenka.

Punonjësi: Të bëftë mirë!

Ekonomi: Qenka dhe i ftohtë.

Rama: Urdho, mbaje ta kesh. Urdho mbaje dhe tapën dhe çoja PD-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu