Hapësire reklamuese


Rajoni

Zhdukja e argjentinasit që po transportonte çanta me vlerë 500 mijë euro, arrestohet shqiptari në aeroportin italian

Shkruar nga Newsbomb
Zhdukja e argjentinasit që po transportonte çanta me vlerë 500
Foto nga vendi i ngjarjes dhe i zhdukuri

Një muaj pas zhdukjes së argjentinasit  Nicolas Matias Del Rio në Itali, prokuroria duket se po hedh dritë mbi ngjarjen.

Mediat italiane bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një shqiptar 42-vjeçar dhe një turk 33 vjeç. Ata akuzohen për grabitjen e kamionit që drejtonte Nicolas Matias Del Rio dhe dëmtimin e personit.

Shqiptari u arrestua nga policia në aeroportin Ciampino teksa do të hipte në një fluturim për në Tiranë, ndërsa turku u ndalua në Arcidosso (Grosseto).

Operacioni ka nisur pikërisht sepse hetuesit e kanë kuptuar që të dy po organizoheshin që të arratiseshin. Dyshohet se personat në fjalë janë pjesë e një organizate turko-shqiptare që ka për synim markat me çmime të larta, që këtë herë si duket ishin çantat.

Del Rio, një shtetas argjentinas u zhduk më 22 maji, teksa po transportonte një ngarkesë prej 300 çantash me vlerë 500 mijë euro, të cilat i transportonte si korrier për llogari të një kompanie të jashtme. Dy ditë më vonë kutitë dhe furgoni u gjetën plotësisht të djegur, jo shumë larg Roccalbegna (Grosseto).

Familja, e cila mbështet hipotezën e rrëmbimit, ka nisur një apel: “Ky është Nicolas Del Rio, burri im. Fatkeqësisht nuk e dimë se ku ndodhet që nga 22 maji. Shpërndani foton e tij që ai të kthehet së shpejti tek ne, shëndoshë e mirë. Familja e tij nga Argjentina dhe unë jemi duke pritur për shenjat e tij. Nicolas nuk ishte i humbur, ai u mor".

Kur u zhduk, ai ishte në udhëtimin e tij të parë në këtë kompani, ndërsa kamioni që po drejtonte ishte i vetmi që nuk ishte i pajisur me sistem GPS.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese