Hapësire reklamuese

Rajoni

SKANDAL/ Ish-ministri godet punonjësin e aeroportit pasi humbi fluturimin (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
SKANDAL/ Ish-ministri godet punonjësin e aeroportit pasi humbi fluturimin
Foto nga perplasja

Një skandal është shënuar në Greqi, pas qarkullimit të një video në media, ku ish-ministri dhe aktualisht deputeti i Demokracisë së Re, Lefteris Avgenakis shihet duke sulmuar një punonjës në aeroport.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, ku ish-ministri Lefteris Avgenakis sulmon një punonjës pasi kishte humbur fluturimin e tij.

Ka qenë Federata e Shoqatës së Punonjësve të Shërbimit (OSEFPE) që ka denoncuar rastin, duke thënë se ish-ministri kishte ngatërruar portën dalëse për në avion dhe për pasojë ka humbur fluturimin, dhe për këtë ka fajësuar punonjësin.

Sipas mediave greke, ish-ministri po udhëtonte nga Athina drejt Kretës. Por për shkak të vonesave dhe ngatërresave ka humbur fluturimin. Në një moment, ai ka nisur të debatojë me punonjësit, ku situata ka dalë jashtë kontrollit dhe e ka sulmuar fizikisht.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe vetë Lefteris Avgenakis, i cili kërkoi falje për incidentin teksa tha se është i gatshëm të heqë dorë nga mandati i tij.

“Është e vetëkuptueshme që pranoj heqjen e imunitetit për të marrë përgjegjësitë e mia”, tha ai pak më pas duke folur për MEGA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese