Hapësire reklamuese

Rajoni

Opozita nuk ndryshon mendje, mungon në seancën e 5-të për zgjedhjen e presidentit! Janë të pranishëm por nuk futen në sallë, Haxhiu: Nuk po na marrin seriozisht

Shkruar nga Newsbomb
Opozita nuk ndryshon mendje, mungon në seancën e 5-të për
Kuvendi i Kosoves

Ka vijuar seanca e pestë për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, ku kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se këto janë minutat e fundit të legjislaturës së 10-të.

Pavarësisht thirrjeve për t’u bashkuar në seancë në mënyrë që të zgjidhet ngërçi politik, opozita vjo të mungojë në Kuvend, ndërsa mësohet se ata janë të pranishëm në insitucion por refuzojnë të paraqiten në sallë.

“Jemi në minutat e fundit të kësaj legjislature, legjislaturës së 10-të. Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme që deputetët të jenë të pranishëm në seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e presidentit, deputetët e opozitës, PDK, LDK, AAK, Lista Serbe, Duda Balje, Adem Hodža, nuk janë në sallë”  tha Haxhiu.

Kryeparlamentarja theksoi se ka bërë thirrje që nga dita e djeshme për pjesëmarrje në seancë, por këta të fundit sërish kanë refuzuar.

“Që nga dita e djeshme u kam bërë thirrje deputetëve që të jenë të pranishëm dhe t’i adresojnë obligimet. Qytetarët i kanë votuar që ata të jenë aty dhe të votojnë, për ose kundër, sepse ata janë këtu në ambientet e Kuvendit dhe nuk e kanë parë të arsyeshme të jenë në sallë” deklaroi Haxhiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese