Është shtyrë sërish seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Në fjalën e mbajtur para pak minutash, ku pritej të niste seanca për të zgjidhur “ngërçin” politik të vendit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu bëri me dije se seanca u shty për në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme.
“U bëj thirrje deputetëve që në orën 23:00 të vijnë në seancë” tha Haxhiu.
Ndërkohë që afati kushtetues pritet të mbarojë në 24:00.
Kjo është e katërta herë që kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është detyruar të shtyjë seancën plenare për zgjedhjen e presidentit, për shkak të bojkotit të vazhdueshëm nga deputetët e opozitës.
Pritet që në seancën që do të mbahet në orën 23:00, një nga kandidatët e shpallur deri më tani të fitojë rolin e Presidentit të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur si kandidaten e tyre, ish-presidenten e vendit Vjosa Osmani. Ata kanë bërë me dije se deir më tani për Osmanin janë siguruar 15 firma mbështetëse, por për zyrtarizimin e kandidaturës nevojiten të paktën 30 deputetë.
Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti theksoi se një propozim i tillë nuk i është paraqitur ende zyrtarisht.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Feride Rushiti e cila mori 63 vota dhe Hatixhe Hoxhën për të cilën nuk është dhënë asnjë votë.


