Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti thotë se "ngërçi politik" në Kosovë u shkaktua nga opozita: Vetëvendosja bëri të pamundurën! Të më sjellin 15 firmat dhe kandidatët të përballen

Shkruar nga Newsbomb
Kurti thotë se "ngërçi politik" në Kosovë u
Albin Kurti, konferencë

Në një konferencë të mbajtur për mediat ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa folin për “ngërçin” e zgjedhje të presidentit për vendin, ku theksoi se Lëvizja Vetëvendosja ka bërë të pamundurën që vendi të mos shkojë në zgjedhje. Ndërsa kërkoi që LDK-ja të sjellë 15 firmat dhe të përballen kandidatët e zgjedhur. 

Kurti theksoi se nëse LDK-ja e sjell atë listë, ai do t’i kërkojë kandidates Hatixhe Hoxha të tërhiqet dhe që kandidati apo kandidatja e LDK-së të garojë me kandidaten Feride Rushiti.

“Me besim se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, sepse kemi mbajtur mjaftueshëm më 2025 e rezultati ka qenë i qartë, vendit do ia humbnim 10 milionë vetëm për zgjedhjet e duke pasur parasysh rrethanat e rënduara globale, ne kemi bërë përpjekje që vendi ynë të mos shkojë në zgjedhje. U përpoqëm për kandidat konsesual por ishte e pamundur. I ftova Hamzën e Abdixhikun disa herë e edhe pse nuk propozuan propozuam ne. Ne propozuam, ata refuzuan” tha Kurti.

Ndërsa më tej kryeministri i Kosovës theksoi se shkaktar për ngërçin politik të shaktuar së fundmi në Kosovë është bërë opozita e cila sipas tij synon bllokimin e zgjedhjeve me sjelljet e tyre anti-institucionaliste.

“Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përpos bllokimit. Sjelljet e saj janë anti-institucionaliste. Është e interesuar për bllokimin e qeverisjes sonë e cila ka rezultat historik. Bojkotimi i seancave plenare nuk mund të quhet ndryshe se mosnjohje e vullnetit qytetar” shtoi kryeminstri më tej.

Po ashtu, kryeministri përmendi edhe dy emrat e propozuar nga LVV, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, që sipas tij për njërën ka konsensus shoqëror për çfarë ajo përfaëson.

“Kur zonja Rushiti nderohej e nominohej për çmime ndërkombëtare, shumë deputetë opozitarë mburreshin me të. PDK lëre që nuk u mjaftua me refuzimin e ofertës për kryeparlamentar, sot përmes Vlora Çitakut kërkuan tërheqjen e kandidaturës së zonjës Rushiti. Struken nëpër zyret e grupeve parlamentare” u shpreh Kurti.

Më tej Kurti bëri me dije se partia e tij është e gatshme të shtojë edhe 15 nënshkrimet e nevojshme për aplikim për kandidatin e propozuar të LDK-së.

“Ne me mirësinë dhe kënaqësinë më të madhe do t’i pranojmë [nënshkrimet e LDK-së]. Dhe më pastaj, po ta kishim emrin e qartë të LDK-së se për kë bëhet fjalë, unë do të takoja kandidaten Hatixhe Hoxha që të kërkoj të tërhiqej dhe t’i shtojmë edhe 15 të tjerë dhe ta kemi Feride Rushitin dhe një kandidat tjetër. Kështu ka mundur të bëhej”, tha Kurti.

Pasditen e sotme, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e detyruar, ka shtyrë për të tretën herë seancën plenare për zgjedhjen e presidentit, për shkak të bojkotit të vazhdueshëm nga deputetët e opozitës.

Gjatë seancës e cila rinisi pak minuta më parë, Haxhiu, menjëherë në nisje u bëri thirrje të gjithë deputetëve opozitarë duke i përmendur secilin me emra që të paraqiten në seancë.

Mirëpo, kjo thirrje e saj u la pa një përgjigje duke e detyruar që pas fjalës së një deputeti nga Lista Serbe, të shtyjë seancën për sot të orën 19:00, me lutjen karshi opozitarëve për t’u paraqitur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese