Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Probleme me pasurinë dhe profesionalizmin, vettingu shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës Gentiana Xhelili

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Vlorës, Gentiana Xhelili.

Gjyqtarja Gentiana Xhelili nuk ishte e pranishme gjatë seancës së shpalljes së vendimit. Kryesuesja e trupit gjykues, Pamela Qirko, sqaroi në fillim të seancës se Xhelili kishte bërë me dije se kishte paaftësi të përkohshme, por Komisoni vlerësoi të shpallte vendimin në mungesë të saj.

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 16 prill, gjyqtarja Xhelili u përball me probleme me pasurinë dhe profesionalizmin, për të cilat ajo dha shpjegime. Ndërkohë, Xhelili u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu rivlerësimin për gjyqtaren Xhelili janë Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

Gentiana Xhelili përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Sarandës. Prej vitit 2014, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Vlorës. /Birn

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img