Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ “Karma is a b*tch Olta”, Kryemadhi thumbon Xhaçkën: Ne gratë bëhemi mish për top për burrat, por ç’të mbjellim do të korrim

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Karma is a b*tch Olta”, Kryemadhi thumbon
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte është shprehur se çështja e mandatit të Olta Xhaçkës i nevojitet Partisë Socialiste për të larguar vëmendjen nga afera e Inceneratorëve.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi ka thumbuar Xhaçkën duke iu drejtuar se çdo të mbjellim atë do të korrim.

“Më vjen keq si grua që ne gratë ndonjëherë bëhemi mish për top për burrat, por Karma is a b*tch, çdo të mbjellim do të korrim”, i ka thënë Kryemadhi Xhaçkës.

“Më vjen keq si grua që ne gratë ndonjëherë bëhemi mish për top për burrat, por “karma it a bitch” Olta. Çfarë te mbjellim do të korrim. Ne po shkojmë drejt një vendi autoritat, nuk kemi zgjedhje demoktratike, kemi sturktura gjysmë demokratike që ndihmojnë në ndërtimin e sistemit autoritatr. Gjyqësori nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por me regji. Kolegia jonë Olta Xhaçka sot është pjesë e qeverisë, i nevojitet mazhorancës ushqim për opinionin publik që të largohet vëmendja nga inceneratorët, nga shumë projekte të tjera, pastrami i parave, etj”, ka thënë Kryemadhi ndër të tjera.

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte tha se nuk ka përfituar asnjë qindrakë nga shteti dhe se nuk është në konflikt interesi, pasi askund nuk thuhet se është e ndaluar që familjarët të merren me biznes.

Deputetja socialiste u shpreh se akuzat e opozitës për të janë shpifje dhe po përpiqen të përbaltin figurën e saj duke e bërë "mish për top".

“S’ka asnjë rresht ndalesë për të ndaluar familjarët që merren me biznes. Në këtë kushte bashkëshorti im që merret me biznes që nga ’91. Jo në tokë të falur nga kryeministri siç bërtasin këta shpifës, por në truall privat të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privat. Si rrjedhojë e kësaj  tollovie një proces ka shkuar në SPAK, si është dhënë dhe regjistruar edh enë këtë rast emër im  është futur si derri në thes jo nga prokuroritë por nga linçuesit që lirinë e tyre për të folur e përdorur duke akuzuar e dënuar këdo që mundem.

Unë dhe familja ime nuk kemi përfituara asnjë qindarkë nga fondet publike, asnjë m2 tokë publike. E dini se çfarë është përfitimi. Nuk është aspak me investitorin strategjik që thoni ju. Përfitim që në çdo rast nuk i atribuohet drejtpërdrejt bashkëshortin tim që kurrë mos u bëftë, por kompanisë!

A lejohet potencialisht kur të kryhen kontrata që mund të mos ndodhë kurrë të vërë apo jo shezlonet në plazh. Për të drejtën  plazhit për klientët e hotelit. Jo tani, por kur të realizohet investimi kur të lidhet kontrata që nuk është lidhur. Pra gjithë kjo zallamahi nëse duhet apo jo të vërë shezlonet në plazh kur investimi të ketë përfunduar. Deti dhe plazhet janë pasuri kombëtare të papërfituar nga askush. Tu thuash njerëzve që Olta Xhaçka u mori plazhin do të thotë të tallesh me ta. Furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin”, tha Xhaçka ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese